Ronald Araujo ishte kthyer në objektivin kryesor të Juventusit për repartin e mbrojtjes. Uruguaiani pëlqehet shumë nga italianët, që dëshirojnë ta kenë për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, Barcelona që zotëron kartonin e mbrojtësit duket se e ka bllokuar një largim të futbollistit. Vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta, në një deklaratë të fundit...