Ronald Araujo ishte kthyer në objektivin kryesor të Juventusit për repartin e mbrojtjes. Uruguaiani pëlqehet shumë nga italianët, që dëshirojnë ta kenë për pjesën e mbetur të sezonit.
Megjithatë, Barcelona që zotëron kartonin e mbrojtësit duket se e ka bllokuar një largim të futbollistit.
Vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta, në një deklaratë të fundit deklaroi se dëshiron që Araujo të qëndrojë.
“Ne duam që Ronald Araujo të qëndrojë dhe të vazhdojë te jetë pjesë e skuadrës sonë. Ai po flet me drejtorin sportiv dhe ne do të gjejmë një zgjidhje. E vlerësojmë shumë si lojtar dhe si person. Mund të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë”, tha Laporta.
Përveç Juventusit, në garë për shërbimet e Araujo është futur edhe Arsenali. /tvklan.al