Kampet e ngritura për emigrantët në Shëngjin e Gjadër po nisin të boshatisen. Aktualisht stafi është reduktuar dhe ndryshon sipas nevojave të momentit. Sipas burimeve në Kampin e Gjadrit mbeten vetëm 7 punonjës që merren me administrimin dhe pastrimin, si edhe staf shqiptar, përfshirë personelin shëndetësor. Ndërsa jashtë kampit do të jenë autoritetet shqiptare, konkretisht...