Arjan Çerku është guidë turistike në Theth, “inxhinier i lënë në tentativë” siç u shpreh ai në fillim të emisionit “Opinion” në Tv Klan. Më tej përgjatë bisedës, ai tregon sesi erdhi ky ndryshim i rrugëtimit të tij nga inxhinier pyjesh në guidë.
Gjatë kohës që kryente studimet e larta, punonte si guidë turistike në periudhën e verës. Thethi, kujton Çerku, e shijonte stinën e verës kur kalonte mesi i qershorit dhe fëmijët arrinin të kapnin ndonjë sinjal që ua dëshmonte.
Blendi Fevziu: E le inxhinierinë, u more me guida. Sa vite bëre inxhinieri?
Arjan Çerku: Kam filluar shkollën e mesme pyjore, Teknikë e Pyjeve, shkollë e vetme e mesme në Shqipëri për teknik pyjesh në Shkodër. Është e vetmja shkollë, historikisht, ka qenë gjithmonë dhe kur mbarova shkollën e mesme isha ç’po bëj sepse edhe kushtet ekonomike ishte a të shkoja në Tiranë, e vetmja shkollë inxhinierike ishte Universiteti Bujqësor i Tiranës. Vendosa të vazhdoja shkollën e lartë me korrespondencë, të shtunë e të diel. Në 2009 unë kam vazhduar shkollën e lartë dhe kam mbaruar në 2013. Në këto 3-4 vite, normalisht punoja si guidë në pjesën e verës se Thethi deri para 2 vitesh ka qenë i destinuar vetëm nga qershori… Madje, kur kam qenë i vogël, mbaj mend që kalonte 15, 20, por kalonte 12 qershori që ne e njohim me ditën e Shna Nout që shkojnë të gjithë në kishën e Laçit, në atë kohë kur unë dhe krejt fëmijët që luanim ndienim erën e tymit të makinës ose zhurmën e traktorit, kuptonim që erdhi vera. Kishte kaluar 15-ditëshi i parë i qershorit.
Blendi Fevziu: Më datë 12 hapej?
Arjan Çerku: Edhe më 12, 15, 20 qershor kalonte që s’hapej rruga. Pastaj në tetor, gjysma e tetorit, 1 nëntor e prapa mbyllej./tvklan.al