Bitcoin shënon rënien më të madhe pas tre muajsh që njohu vetëm ngritje të jashtëzakonshme. Luhatja e së martës në tregjet e kriptovalutave preku nivelin e 86.7 mijë Dollarë.
Sipas Bloomberg, mbi të gjithë sektorin ndikon pasiguria makro-ekonomike dhe politika e sanksioneve e ndërmarrë nga Presidenti amerikan Donald Trump. Rënie kanë shënuar edhe Ethereum, me -9.8%, Solana -9.7%, Dogecoin -9.3% dhe Cardano -10%.
Investitorët i tremben ekonomisë amerikane pas deklaratave të fundit të Trump mbi vendosjen e tarifave 25% mbi importimet nga Kanadaja dhe Meksika duke nisur nga data 4 Mars.
Gjithashtu ndikim ka patur edhe hakerimi i Bybit, që shkaktoi vjedhjen e 1.5 mld Dollarë në kripton Ethereum, por shkundja e tregjeve vjen edhe si pasojë e humbjes së besimit të investitorëve amerikanë për një ulje taksash së shpejti nga Federal Reserve.
Klan News