Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi të martën propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa pret që shkakrimin ta bëjë Këshilli i Prokurorëve. Qeveria e kryeministrit Hristijan Mickovski vlerëson se kryeprokurori Lupço Kocevski po punon jashtë normave ligjore dhe se ka dëmtuar imazhin e gjyqësorit. Nëse Këshilli nuk e shkarkon Kocevskin, atëherë çështja do...