Bashkimi Europian rikonfirmon mbështetjen e pakushtëzuar ndaj reformës në drejtësi në përgjithësi dhe Prokurorisë së Posaçme në veçanti.
I pranishëm në tryezën për drejtësinë të organizuar në Tiranë, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e besimit tek institucionet e drejtësisë dhe theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si përshembull rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, tha ambasadori i BE-së.
Tv Klan