Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti historike vizitën e zv/presidentit amerikan, Joseph Biden në Prishtinë. Ai tha se raportet mes dy vendeve do të thellohen edhe më tepër pas kësaj ngjarjeje. Duke u ndërlidhur me mesazhet qe Biden ka dhënë në Beograd Thaçi tha se porositë e administratës amerikane gjithnjë kanë qenë të qarta....