Mbështetësit e opozitës politike të Venezuelës mbushën rrugët në disa qytete në vendin e Amerikës Latine kundër fitores së diskutueshme të Presidentit Nicolas Maduro. Qindra mijëra njerëz u mblodhën në qytetin veriperëndimor të Maracaibo dhe gjithashtu në qytetet Valencia, San Cristobal dhe Barquisimeto. Udhëheqësja e opozitës Maria Corina Machado bëri thirrje për verifikim të pavarur ndërkombëtar...