Çdo person që futet në Shqipëri nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas, pyetet nga inspektorët sanitarë, nëse kanë qenë në vendet e prekura nga gripi i derrit dhe nëse ka shenja te influencës. Ky plan masash sigurie është marrë menjëherë pas urdhrit të Ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, për vënien në çdo pikë hyrëse...