Bizneset në autostradën Tiranë-Durrës përfshihen sërish nga flakët. Këtë herë zjarri ra në magazinat e firmës së drurit, Ardeno, që ndodhen në kilometrin e gjashtë të autostradës Tiranë-Vorë. Rreth orës 3 të mëngjesit një zjarr i madh përfshiu ambientet e kësaj ndërtese, por flakët janë vënë nën kontroll pas disa orësh pas ndërhyrjes së zjarrfikësve...