Me 3 vota kundër dhe 2 pro, Komisioni Rregullator në KQZ ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me votën e diasporës. Sipas Komisionit, emigrantët shqiptarë nuk mund të votojnë me pasaporta apo letërnjoftime të huaja. Sidomos muajin e fundit, PD ka insistuar t’i qëndrojë këtij propozimi, por ka hasur vazhdimisht në kundërshtinë e mazhorancës.
Për opozitarët, të gjithë shqiptarët jashtë vendit duhet mundësuar vota e tyre në 11 Maj 2025 edhe nëse kanë dokumente identifikimi të lëshuara nga vendet ku jetojnë. Megjithatë, PS-PD kanë rënë dakord për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e diasporës. Këto të fundit u miratuan në Kuvend më 17 Shkurt 2025.
Palët u pajtuan të bëjnë ndryshimet e nevojshme që përshpejton dërgimin e fletës së votimit tek shqiptarët që do votojnë nga jashtë vendit. Të gjitha kostot për tarifat postare do të paguhen nga qeveria. Po ashtu do të ketë dhe numërues politik në KQZ për votat e emigrantëve.
/tvklan.al