Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Mesdheu Lindor

Tensionet në Mesdheun Lindor, Turqia nuk tërhiqet nga kërkimet e saj

Një Navtex (njoftim për detarë) i ri i cili do të vazhdojë deri më 4 nëntor, është shpallur për zonën ku anija turke Oruç Reis do të kryejë punime sizmike në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas njoftimit, anija për kërkime sizmike Oruç Reis, do të jetë e shoqëruar nga anijet Ataman dhe Cengizhan...

Tetor 25, 2020

Liderët e BE diskutojnë për Mesdheun Lindor

Greqia: Durimi i unionit me Turqinë po mbaron Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor ishin në fokusin e samitit të liderëve europianë këtë të premte në Bruksel. Greqia dhe Qipro u bënë thirrje vendeve të unionit të marrin masa ndëshkuese për Turqinë, pas rikthimit në misionin e kërkimit të hidrokarbureve në ujërat e...

Tetor 16, 2020

Gjermania paralajmëron Turqinë kundër “provokimeve” në Mesdheun lindor

Gjermania i bëri thirrje Turqisë që t’iu japë fund “provokimeve” në Detin Mesdhe, pas vendimit të Ankarasë për të dërguar atje një anije kërkimore për gaz. “Ankaraja duhet t’iu japë fund provokimeve, nëse është e interesuar për bisedime”, tha të martën ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, vendi i të cilit mban presidencën aktuale të...

Tetor 13, 2020

Turqia rikthen anijen sondë në Mesdheun Lindor

Mitsotakis, bisedë telefonike me kreun e Këshillit Europian Rikthehen tensionet mes Athinës dhe Ankarasë për Mesdheun Lindor, pas vendimit të Turqisë për të riaktivizuar sondën detare “Oruç Reis” për kërkimin e burimeve të hidrokarbureve. Anija la të hënën portin e Antalias për t’u rikthyer në hapësirat detare që janë shndërruar në mollë sherri mes Greqisë...

Tetor 12, 2020

Turqia e ashpër ndaj Macron: Po i hedh benzinë zjarrit, do që të bëhet si Napoleoni

Presidenti francez: Të rihapet dialogu Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Turqisë që të rihapë një dialog të përgjegjshëm në lidhje me tensionet në Mesdheun Lindor. “I dërgojmë një mesazh të qartë Turqisë: Le të rihapim dialogun me përgjegjësi, me besimin e mirë dhe pa naivitet. Kjo thirrje po bëhet tashmë edhe...

Shtator 19, 2020

Tensionet në Mesdheun Lindor, Brukseli në krah të Greqisë

Presidenti i KE viziton Athinën Teksa Athina dhe Ankaraja po përpiqen të dialogojnë pas tërheqjes së anijes turke Oruç Reis nga Mesdheu Lindor, Bashkimi Europian demonstroi renditjen në krah të Greqisë. Këtë e tregoi edhe vizita e kësaj të marte në Athinë e Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel. Në takimin me Kryeministrin grek Kyriakos...

Shtator 15, 2020

Turqia bën një hap pas në Mesdheun lindor

Tërhiqet “Oruç Reisi”, Greqia: I hapet rruga dialogut Ankaraja i jep një shans zgjidhjes diplomatike të mosmarrëveshjeve për Zonat Ekskluzive Ekonomike në Mesdheun lindor me Athinën. Zyrtarët turq vendosën të mos e zgjasin përtej 13 Shtatorit, misionin e anijes sondë “Oruç Reis” që kreu kërkime për gaz në zonat e diskutueshme të Mesdheut lindor që...

Shtator 14, 2020

“Siç erdhën do të largohen”, ministri turk i Mbrojtjes piloton avionin luftarak

Mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë retorikat dhe veprimet që tensionojnë akoma më shumë situatën. Së fundmi, ministri turk i Mbrojtjes ka pilotuar vetë një nga avionët luftarak F-16. Ministri Hulusi Akar mori pjesë në ceremoninë e trajnimit të pilotëve të rinj të Turqisë. Ndër të tjera, ai tha se Forcat e Armatosura Turke po kalojnë...

Shtator 3, 2020

SHBA: Greqia dhe Turqia të ulin tensionet

“Të nisin bisedimet për konfliktin në Mesdheun Lindor” Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, duke folur gjatë një konference për mediat në Uashington i ka kërkuar Greqisë dhe Turqisë që të heqin dorë nga gjuha e forcës dhe të nisin bisedimet...

Shtator 2, 2020

Gjermania mesazh Turqisë: Shkëndija më e vogël mund të çojë në katastrofë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka zhvilluar sot një vizitë në Greqi ku është takuar me homologun e tij Nikos Dendias dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë greke. Në fokus të vizitës së tij ka qenë pikërisht tensioni mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Ministri gjerman është treguar i drejtpërdrejtë në deklaratat...

Gusht 25, 2020