Bisedimet për shtrirjen e EULEKS në Kosovë shkaktojnë konfuzion të madh-(10 Nëntor 2008)
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë shkaktuar një konfuzion të madh përsa i përket shtrirjes së misionit të EULEX-it në Kosovë. Kështu Pierre Mirel nga komisioni evropian deklaroi në Beograd se unioni tashmë ka pranuar kushtet e qeverisë serbe për vendosjen e këtij misioni. Këto kushte sipas tij shndërrojnë EULEKS-in në një mision neutral...