Tonelatat e plehrave urbane që vërshuan në liqenin e Komanit, u pastruan. Mbetjet plastike u mblodhën nga Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare. Aksioni përfshiu edhe heqjen e lëndëve drusore që përfundojnë shpesh në fund të basenit. Ndotja e Komanit dhe Fierzës është një situatë që përsëritet çdo vit. Autoritetet thonë se mbetjet vijnë nga lumenj e përrenj...