Tonelatat e plehrave urbane që vërshuan në liqenin e Komanit, u pastruan. Mbetjet plastike u mblodhën nga Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare.
Aksioni përfshiu edhe heqjen e lëndëve drusore që përfundojnë shpesh në fund të basenit. Ndotja e Komanit dhe Fierzës është një situatë që përsëritet çdo vit.
Autoritetet thonë se mbetjet vijnë nga lumenj e përrenj që derdhën në liqen, si nga jashtë Shqipërisë përmes Drinit të Bardhë, një fenomen për të cilin nuk është gjetur ende zgjidhje.
Tv Klan