Ulen temperaturat, rikthehet bora në Qarkun e Korçës
Ulja e temperaturave ka kthyer sërish borën në juglindje të vendit. Reshjet kanë qenë prezente prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit. Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar në 5 centimetra, ka mësuar gazetarja e Klan News, Daniela Zisi. Në terren ndodhen...