Rrugët pa ndriçim, rrezik i përhershëm aksidentesh
Errësira vazhdon të mbizotërojë në disa nga akset kryesore të vendit duke u bërë shpesh shkak aksidentesh. Kjo është rruga interurbane Tiranë-Durrës, e ashtuquajtur autostradë. Në pjesën dërrmuese të saj është e pandriçuar. Edhe një pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, siç duket nga pamjet është në errësirë. Shumë rrezikshmëri paraqet mungesa e ndriçimit...