Euro 2024| “Kuqezinjtë” i rikthehen stërvitjes, Sylvinho e ndan grupin në dy pjesë
Kombëtarja shqiptare e futbollit kreu vetëm një seancë stërvitore në paraditen e sotme në qendrën stërvitore të Kaizeraut. Trajneri Sylvinho vendosi që ta ndante grupin në dy pjesë. Futbollistët, të cilët luajtën titullarë në përballjen kundër “të kaltërve” u lanë që të punonin në palestër. Ngarkesa fizike ka qenë e ulët, për t’i dhënë mundësi...