Kombëtarja shqiptare e futbollit kreu vetëm një seancë stërvitore në paraditen e sotme në qendrën stërvitore të Kaizeraut. Trajneri Sylvinho vendosi që ta ndante grupin në dy pjesë.
Futbollistët, të cilët luajtën titullarë në përballjen kundër “të kaltërve” u lanë që të punonin në palestër. Ngarkesa fizike ka qenë e ulët, për t’i dhënë mundësi që të rifitojnë energjitë.
Ndërsa pjesa tjetër e ekipit punoi në fushë. Për rreth 60 minuta futbollistët kryen përgatitje tekniko-taktike, ndësa vëmendja e stafit teknik është te përballja e radhës kundër Kroacisë.
Shqipëria rikthehet në fushë më 19 qershor për takimin e dytë në Grupin B. Kuqezinjtë do të luajnë në “Volksparkstadion” të Hamburgut. Një tjetër test i vështirë për djemtë e Sylvinhos, që duan të harrojnë dështimin ndaj “të kaltërve”.
Klan News