Megaoperacioni i policisë për ekzekutimin e 50 urdhër-arresteve të SPAK ka çuar deri më tani në pranga 20 persona brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke goditur 7 grupe më të fuqishme kriminale në vend. Operacioni që zgjati rreth 20 orë, sipas njoftimit zyrtar të SPAK është shtrirë në Shqipëri, në qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë...