Avionët amerikanë dhe britanikë goditën pasditen e kësaj të Premteje, dhjetëra objektiva të militantëve të grupit Huthi në Jemen. Shumica e sulmeve u kryen në qytetin port Hodeida, aty ku militantët pro-iranianë kanë bazat kryesore. Sulme pati edhe pranë kryeqytetit Sana. Ato erdhën një ditë pasi militantët jemenitë goditën një dron ushtarak amerikan mbi Jemen...