60 gjimnazistë nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani u bënë pjesë në shkollën rinore për edukimin financiar të organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Bankën e Shqipërisë. Teksa përshëndeti të rinjtë pjesëmarrës, guvernatori Gent Sejko theksoi se për Bankën Qendrore, edukimi financiar i të rinjve luan...