Ismail Kadare: “Madhëri, lartësia juaj! Është një kënaqësi e veçantë të jem i pranishëm në këtë sallë dhe të marr fjalën këtu. Kënaqësia është e dyfishtë ngaqë gjithë kjo ndodh për shkak të letërsisë, universit që unë i përkas. Ka pasur dhe vazhdon të ketë dy mendime krejtësisht të kundërta për letërsinë, njëri i vjetër...