Këtë të Mërkurë, u mbajt seanca gjyqësore në qytetin e Bielefeldit, për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Ky i fundit u vra më 9 Mars 2024, nga Huseyin Akkurt i arrestuar dhe nga një person tjetër, i cili është në arrati.

Pas seancës gjyqësore, u raportua për të shtëna me armë jashtë gjykatës së Bielefeldit. “BILD” raporton se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Vëllai i autorit, i plagosur

Bëhet fjalë për vëllain dhe babain e autorit. Ky i fundit është në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plumb në pjesën e mushkërive. Vëllai i Huseyin Akkurt, është plagosur në këmbë dhe së bashku me babain e tij janë transportuar me urgjencë në spital.

Policia ka arritur të arrestojë një nga autorët e dyshuar, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër, i cili është në kërkim.

Një nga autorët e arrestuar

 Seanca gjyqësore nisi këtë të Mërkurë në orën 9:00, ku Huseyin Akkurt, i arrestuar në Qershor, u përball me akuzën për vrasjen e Besar Nimanit.

Boksieri, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, ishte shpërngulur në Bielefeld në vitin 1997. Ai ka zhvilluar 27 ndeshje profesionale boksi ku ka humbur vetëm një prej tyre. Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar edhe një titull europian në peshën e mesme. /tvklan.al