Në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në Presidencë, nën kujdesin e Zonjës së Parë, Armanda Begaj, u organizua aktiviteti “Gruaja, shpirti i thesareve etnografike”. Në kuadër të kësaj dite, përmes një sfilate, të shoqëruara nga vallet e krahinave përkatëse, u shpalosën kostumet tradicionale të vendit tonë nga Veriu në Jug, ato të Çamërisë, Kosovës, Ulqinit...