Mediat amerikane njoftuan se Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv që do të kufizojë ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë. Sipas zyrtarëve të administratës, me nënshkrimin e këtij urdhri, kufiri do të mbyllej menjëherë, sapo mesatarja e hyrjeve ditore në pikat kufitare, të arrinte në 2,500 vetë....