Presidenti Donald Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për të përjashtuar vajzat dhe gratë transgjinore nga kompeticionet dhe ekipet sportive.
Sipas republikanëve në SHBA, ky vendim rikthen drejtësinë, por kritikët thonë se shkel të drejtat e një pakice të vogël sportistësh.
“Me këtë urdhër ekzekutiv, lufta ndaj fermave në sport ka përfunduar. Nën administratën Trump, ne do të mbrojmë traditën krenare të sportisteve femra dhe nuk do të lejojmë që meshkujt t’i mundim, dëmtojnë dhe të mashtrojnë vajzat dhe gratë tona. Nga tani, sportet për femra do të jenë vetëm të femrave!”, tha Donald Trump.
Urdhri udhëzon Departamentin e Drejtësisë që të ndalojë vajzat dhe gratë transgjinore të marrin pjesë në ekipet sportive të femrave në shkolla.
“Trump e dha urdhrin duke interpretuar ligjin “Titulli 9”, që është kundër diskriminimit gjinor në programet arsimore të financuara nga qeveria federale”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në një konferencë.
Në bazë të tij do të kërkohet që të vihet menjëherë në zbatim në të gjitha shkollat mbarë vendit.
Sipas Reuters, Departamenti i Arsimit do të kryejë hetime në shkollat amerikane për të siguruar zbatueshërinë e urdhrit, por puna mund të zhvendoset në agjenci të tjera, nëse departamenti shpërbëhet, siç është zotuar të bëjë Presidenti Trump.
Debate sa i përket përfshirjes së transgjinorëve në sport gjithnjë ka pasur në qendër të tij korrektësinë, me kundërshtarët që janë të mendimit se çdo person që ka kaluar pubertetin si mashkull ka avantazh fizik.
Sipas aktivistëve trasgjinorë, nuk ka prova që tregojnë se femrat trasngjinore kanë një avantazh të padrejtë.
Klan News