Trajneri Alban Bushi, nuk i kurseu kritikat për Kylian Mbappe, pas eliminimit të Francës në gjysmëfinalen e Europianit nga Spanja.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Bushi e cilësoi sulmuesin si mendjemadh dhe theksoi se nuk ka përkushtim për tu bërë më i miri.

Sipas tij, Mbappe nuk është shembull për tu marrë nga të rinjtë, ndërsa shtoi se nuk është si Messi apo Ronaldo.

“Mbappe ishte më i dobëti në fushë. Shumë individualist. Më pëlqen si lojtar, por u bënë disa ndeshje që nuk jep. Është pak mendjemadh. Karakteri i këtij mund të ndryshojë., Një person që nuk ka qëllime për tu bërë më i miri në botë. Me pak përkushtim, mund të jetë më i miri në botë, por nuk e ka atë. Nuk mendoj se nuk është shembull për tu marrë nga të rinjtë. Nuk është si Ronaldo apo si Messi.”, deklaroi Bushi. /tvklan.al