Toni Kroos, është rikthyer të flasë për rastin më të diskutueshëm të Europianit, prekjen me dorë të mbrojtësit spanjoll, Marc Cucurella, në çerekfinalen ndaj Gjermanisë.
Kroos, deklaroi se kishte gabuar që i besoi arbitrit kur ishte në fushë. Mesfushori gjerman deklaroi se arbitri Taylor e dinte që po të shkonte në VAR, do të jepej penallti dhe për këtë arsye nuk shkoi.
“Në fushë nuk e pashë që ishte një prekje me dorë e pastër. Në atë moment nuk u inatosa me arbitrin. Ai mendoi se nuk ishte e nevojshme ta shikonte. Më kapi inati kur e pashë pas ndeshjes si rast.
Ishte totalisht gabimi im që në fushë i besova arbitrit Taylor. Unë mendoj se të paktën ai duhet të kishte shkuar në VAR për ta parë si rast. Megjithatë sipas mendimit tim, problemi është se ai e dinte që po ta shikonte në VAR, duhej ta jepte penallti. Vetë arbitrat nuk e dinë 100% si është interpretimi.”, deklaroi Kroos.
Spanja e kaloi Gjermaninë në çerekfinale, pas 120 minutave lojë, pas një goli të shënuar nga Merino pak sekonda para fundit, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. /tvklan.al