1 në 7 punonjës të BE-së është me pagë të ulët. Sipas Eurostat edhe Shqipëria qëndron pothuajse në të njëjtat nivele. Vendi ynë renditet në vendin e 14 nga 37 shtete për përqindjen e punonjësve me pagë të ulët, me 16.35%.

Ndërsa përsa i përket moshës, 18 % e punonjësit me moshë nën 30 vjeç kanë edhe nivelin më të ulët të pagës.

Sipas statistikave europiane përqindja e pagave të ulëta është më e lartë mes grave sesa burrave, dhe kjo diferencë vihet re më shumë në sektorët e shërbimit, ushqimit dhe akomodimit.

Lloji i kontratës luan gjithashtu një rol: midis punonjësve me kontratë pune me kohëzgjatje të kufizuar, 27.2% ishin me pagë të ulët, krahasuar me 12.6% të atyre me kontratë të pacaktuar.

Ndërkohë sa më i ulët të jetë niveli i arsimimit të një personi, aq më të larta janë gjasat për të qenë një paga e ulët. Në Europë, Bullgaria qëndron në vend të parë për përqindjen më të lartë të pagave të ulta, me 27% e ndjekur nga Rumania (24%), Letonia (23%), Greqia (22%), Estonia (21.2%) dhe Qipro (20.0%).

Ndërsa  më pak se 10% e të punësuarve ishin me paga të ulëta në Portugali (1.8%), Suedi (4.1%), Finlandë (6.5%), Itali (8.8%), Slloveni (9.4%) dhe Francë dhe Danimarkë (9.7% të dyja).

Tv Klan