Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka reaguar për herë të parë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen me SHBA për mineralet e rralla.
Në një reagim në rrjetet sociale, Zelenski përmend 4 herë fjalën “faleminderit”. Kjo për shkak se gjatë debatit të tensionuar, Trump dhe zëvendësi i tij JD Vance i thanë Zelenskit se duhet të jetë më falenderues ndaj SHBA-së.
“Faleminderit Amerika, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidentit të SHBA, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe po punojmë për këtë gjë”, shprehet Zelenski.
Takimi i Trump-Vance me Zelenskin ishte tërësisht i tensionuar dhe me tone të larta. E gjithë biseda u transmetua në televizione. Diskutimi i ashpër bëri që Trump dhe Zelenski të mos nënshkruanin marrëveshjen për mineralet e rralla, teksa Presidenti Trump urdhëroi që pala ukrainase të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
/tvklan.al