Merkato e verës së ardhshme pritet të sjellë një revolucion tek Arsenali. Trajneri Mikel Arteta, ka filluar të mendojë që tani, për ndryshimet që do të bëjë.

Sipas raportimeve nga Anglia, thuhet se dy sulmues pritet të largohen, për të financuar afrimet e reja. Bëhet fjalë për Gabriel Martinelli dhe Leonardo Trossard.

Për të dy këta futbollistë ka interes nga Arabia Saudite dhe mund të sillnin një shumë të rëndësishme, që do të investohej në afrime të tjera në repartin e avancuar.

Një lojtar që pëlqehet shumë është Alexander Issak, por më i mundshmi për tu blerë është Bejnamin Sesko i Leipzig. Për krahët e sulmit synohen Nico Williams i Athletic Bilbao dhe Antoine Semenyo i Bournemouth.

Në mesfushë pritet të largohen Jorginho dhe Thomas Partey, të cilëve iu skadon kontrata. Arsenali ka një akord paraprak me Martin Zubimendi të Real Sociedad. Nga mbrojtja do të largohen Jakub Kiwior dhe Oleksandr Zinchenko. /tvklan.al