Festivali i Blerjeve vjen në QTU nga 7 deri më 9 Mars, duke i ofruar vizitorëve ulje deri në 70%.

Ky festival është traditë e përvitshme dhe shumë e dashur për të gjithë ata që vizitojnë QTU.

E etiketojnë si “festival” sepse është vërtet një festë blerje me ofertat më të mira.

Është një moment ideal për të rifreskuar garderobën, për të blerë pajisje elektronike, produkte të kujdesit personal apo artikuj për shtëpinë me çmimet më të mira. 


Përveç blerjeve, vizitorët do të shijojnë edhe një atmosferë festive mbushur me aktivitete të shumta dhe argëtim për të gjitha moshat.

Fëmijët do të mund të shijojnë aktivitete të shumta dhe do të zbaviten pafund në zonën e argëtimit multidimensional ku çdo moment do të jetë unik.

Nëse jeni gati për të përfituar nga ofertat dhe për të shijuar atmosferën festive, Festivali i Blerjeve është eventi i duhur.

Blerje të zgjuara dhe momente të paharruara ju presin në QTU në datat 7-9 Mars.

QTU është pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan