Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në përpjekjen për mbijetesë në Superligë. Pjesa e parë që përfundoi 1-1 ishte më e luftuar nga të dyja skuadrat.
Në të dytën ndryshoi gjithçka. Skuadra e Bledi Shkëmbit ishte më mirë e organizuar duke dominuar lojën. Golat u realizuan nga Jarmouni, Ernest dhe Ndreca.
Bylis u ngjit në vendin e 6 të renditjes pasi mundi 1-0 Teutën. Me këtë trepikësh, ballshiotët kanë bërë një investim mjaft të mirë për qëndrimin në Superligë.
Ndeshja e fundit për javën e 28 Elbasani – Skënderbeu përfundoi në barazim pa gola.
Egnatia vijon kryesimin e ndjekur nga Vllaznia, Dinamo dhe Partizani, ndërsa në fundin e renditjes përpiqen për mbijetesë Tirana, Teuta dhe Skënderbeu.
Tv Klan