Presidenti rus Vladimir Putin i ka kujtuar homologut të tij francez, Emmanuel Macron fatin e Napoleon Bonopartit.
Duke folur një ditë pasi Macron e quajti Rusinë një kërcënim për Evropën dhe hodhi idenë e vendosjes së vendeve të tjera evropiane nën ombrellën bërthamore të Francës, presidenti rus tha se disa njerëz e kanë harruar atë që ndodhi me Napoleonin.
“Ka ende njerëz që duan të kthehen në kohët e Napoleonit, duke harruar se si përfundoi,” tha Putin për mediat ruse, pa përmendur Macron me emër.
Putini iu referua perandorit francez i cili marshoi me ushtrinë e tij nëpër Rusi në 1812, por më pas u detyrua në një tërheqje të dëshpëruar dimërore me humbje masive jetësh.
Tv Klan