Edi Rama mori një ditë kohë për të përshëndetur miratimin e marrëveshjes së njohjes reciproke të pensioneve nga Senati italian. Falenderimet për finalizimin ia adreson personalisht kryeministres italiane.
Kryeministri është besimplotë që dhe marrëveshja e nisur me shtetin grek për pensionet do të arrihet shumë shpejt.
Jo vetëm atë, por dhe të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve siguron se shumë shpejt do të marrin zgjidhje tani që ai pranon se marrëdhëniet mes tij dhe homologut Mitsotakis janë normalizuar sërish pas tensioneve për Fredi Belerin.
Tv Klan