Gazetarja: Vetëm raporte profesionale
Historia rozë më e përfolur e kësaj vere në Itali ishte ajo mes yllit të Milanit Zlatan Ibrahimoviç dhe gazetares së njohur Diletta Leotta. A pati një flirt mes tyre?
Kanë qenë të shumta lajmet dhe komentet që lidhnin bionden beqare 29-vjeçare me futbollistin suedez të martuar prej 18 vitesh dhe baba i 2 fëmijëve.
Gjithçka nisi nga një video që të dy ata bënë për një spot publicitar dhe nga atëherë zërat nuk pushuan. Ajo që i hodhi më shumë “benzinë zjarrit” ishte revista “Chi” që publikoi foto të të dyve duke hyrë me miq në një nga restorantet e Milanos.
Lajmet u bënë aq të zhurmshme sa u fol edhe për një krizë në martesën e 38-vjeçarit. Leotta i anashkaloi zërat dhe vetëm me anë të një përfaqësuesi të saj i tha britanikes ‘The Sun’ se “nuk ka pasur asnjë marrëdhenie”. Zëdhënësi i saj tha se “nuk kishte komente të tjera përderisa nuk kishte pasur asnjë raport, përveç atyre profesionale”.
Për t’u dhënë fund fjalëve, edhe Ibrahimoviç u shfaq me gruan ish-modele dhe 2 djemtë e tij në një jaht luksoz duke pushuar në brigjet e Sardenjës. Pas ndarjes nga i dashuri, edhe Leota është duke pushuar me mikeshat e saj.
Tv Klan