Takimi i 6 Janarit do të ishte edhe një sfidë direkte me Cristiano Ronaldo
Rikthimi në fushë i Zlatan Ibrahimovic mbetet ende për tu vendosur, por synimi sulmuesit 39-vjeçar të Milan është i qartë, të jetë në fushë ndaj Juventus më 6 Janar.
Një ndeshje që do të vlente për pikët dhe moralin në synimin kryesor fitimi i titullit kampion. Një sukses ndaj Juventus do të ishte edhe një arritje e Ibrahimoviç përballë Cristiano Ronaldo, me të cilin rivalizon edhe për Këpucën e Artë në Serie A.
Megjithatë sipas asaj që shkruajnë mediat italiane lëndimi muskulor në kofshën e djathtë nuk është për t’u nënvlerësuar dhe një rikthim i pamenduar mund ta dëmtonte më shumë Ibrën.
Pritet të shikohet si do të veprojë stafi mjekësor dhe ai teknik. Zlatan Ibrahimoviç mungon prej më shumë se 1 muaji pasi u lëndua gjatë takimit Napoli – Milan.
Tv Klan