Kënga e fundit, “Anash” e këngëtarit Flori Mumajesi në bashkëpunim me Anxhelina është kthyer në një prej hiteve të momentit ku numëron mbi 1.6 milionë klikime në vetëm 5 ditë në platformën YouTube.

Pak orë më parë ka qenë ndërmjetësuesja e njohur Eni Çobani, drejtuese e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, e cila përmes një ‘storie’ në profilin e saj të Instagram ka shpërndarë një foto të shoqëruar nga kënga e re e Florit.

Më pas këngëtari e ka rishpërndarë foton me mbishkrimin “Pupupu Shihemi në Gjyq, po munde zonja Eni një seancë ndërmjetësimi me gjumin dua unë”./tvklan.al