Gjendet një fosil kafshe që ka jetuar 270 milion vite më parë. Etiketohet si paraardhësi i gjitarëve, me dimensionet e një qeni, pa gëzof dhe pa veshë, me gjak të nxehtë, e ende pa një emër. Fosili është gjetur në ishullin Maiorka në Mesdhe nga një ekip i Institutit Katalan të Paleontologjisë dhe e gjithë puna studimore është publikuar në revistën “Nature”.




Sipas autorëve të studimit, kjo specie bën pjesë te një grup i zhdukur i Gorgonopsianëve që në linjën e evolucionit, 50 milion vite më pas, i dha origjinë gjitarëve të parë. Në kohën kur ka ekzistuar kjo kafshë, Maiorca nuk ishte ishull, pasi bënte pjesë e superkontinentit Pangea, kur Toka ishte shumë ndryshe nga ajo që njohim sot.
Fosile të ngjashme janë gjetur edhe në Rusi dhe Afrikë të Jugut, por datimi ishte me i ri, ndërsa ky aktualisht konsiderohet si më i hershmi e i lashti i gjetur.
Klan News