Apple do të investojë 500 miliardë Dollarë dhe synon të krijojë 20 mijë vende të reja pune në SHBA në 4 vitet e ardhshme.

Një lëvizje kjo që duket se do t’i bëjë ballë sanksioneve mbi importimet e mallrave të prodhuara në Kinë dhe mbërrin pikërisht pak ditë pas takimit mes Presidentit Donald Trump dhe kreut të kompanisë Tim Cook në zyrën ovale.  

Sipas planit, investimi prej 500 miliardë $ parashikon hapjen e një stabilimenti të ri të prodhimit të avancuar në Houston për prodhimin e serverave për sistemin e Inteligjencës Artificiale.

Gjithashtu do të dyfishojë fondin e prodhimit, dhe do të krijojë edhe një akademi në Michingan për të formuar një gjenerate të re prodhuesish amerikanë, e do të rrisë investimet edhe në fushën e kërkimeve dhe zhvillimit në sektorin e inxhinierisë së silicit.

Aktualisht Apple ka mbi 2.9 milionë vende pune në të gjithë vendin, përmes punësimit të drejtpërdrejtë, bashkëpunimit me fornitorë dhe produktorë me seli në SHBA. Gjatë 5-vjeçarit të fundit, kompania ka paguar 75 miliardë Dollarë taksa, nga te cilat 19 miliardë vetëm në vitin 2024.

Klan News