Kohët e fundit Justin Bieber ka ngjallur shumë thashetheme në rrjetet sociale. Fansat janë shprehur të shqetësuar për pamjet e tij të çrregullt. Madje qarkullojnë spekulime se ai është përdorues i drogës.
Pasi fansat e shumtë shprehën shqetësim për superyllin 31-vjeç, përfaqësuesi i tij ka sqaruar gjithçka për mediat e huaja.
“Rrëfimi i përsëritur se Justin po përdor droga të forta nuk është absolutisht i vërtetë”, tha ai.
Sipas përfaqësuesit të Justin Bieber, ky i fundit është fokusuar në prindërimin ideal për djalin e tij vetëm 6 muajsh, Jack Blues, me gruan e tij Hailey Bieber.



Përfaqësuesi i Bieber sqaron më tej se 31-vjeçari filloi “transformimin” e tij që vitin e kaluar. Ai u dha fund shumë miqësive të ngushta dhe të marrëdhënieve të biznesit që nuk i shërbenin më.
Teksa i jep përparësi martesës, atësisë dhe krijimit të artit për të cilin është i apasionuar, thuhet se këngëtari ndihet i lodhur nga thashethemet se ai po lufton me shëndetin e tij mendor dhe fizik.
“Raportet janë të rraskapitëse e te dhimbshme. Ato tregojnë se pavarësisht nga e vërteta e dukshme, njerëzit janë të përkushtuar që të mbajnë gjallë narrativat negative, të dëmshme dhe aspak të hijshme”, shtoi përfaqësuesi i Justin Bieber.




Burimet thanë për mediat e huaja se pamja e tij e lodhur ishte rezultat i qëndrimi zgjuar deri në orët e vona të natës në studion e tij muzikore. Gjithashtu një peshë një gjendjen e Justin zinte dhe përkujdesja e shtuar për djalin e tij, i cili gjithashtu nuk ka qenë mirë kohët e fundit./tvklan.al