Gjykata e Lartë në Brazil ka lënë në fuqi vendimin për ndalimin e platformës së mediave sociale “X”, e njohur më parë si Twitter.
“X” i Elon Musk është pezulluar në Brazil që nga orët e para së të shtunës, pasi nuk arriti të cakotntë një përfaqësues të ri ligjor në vend përpara një afati të përcaktuar nga gjykata.
Ky është zhvillimi i fundit në një grindje midis gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes dhe pronarit të X, Elon Musk, i cili filloi në Prill, kur gjykatësi urdhëroi pezullimin e dhjetëra llogarive në dyshimin e përhapjes së dezinformatave. Gjykatësi Moraes kishte bërë thirrje që paneli prej pesë anëtarësh të vendoste për pezullimin.
Në vendimin e tij, Justice Moraes u dha kompanive, përfshirë Apple dhe Google, një afat pesë-ditor për të hequr “X” nga dyqanet e tyre të aplikacioneve dhe për të bllokuar përdorimin në pajisjet iOS dhe Android.
“X” mbylli zyrën e saj në Brazil muajin e kaluar, duke thënë se përfaqësuesja e saj ishte kërcënuar me arrestim nëse ajo nuk zbatonte urdhrat, të cilat ajo i konsideronte si “censurë”.
Brazili është një nga tregjet më të mëdha për rrjetin e mediave sociale të Elon Musk. Por, me bllokimin e “X” shumë brazilianë janë kthyer në platformën e mikroblogut Bluesky si një alternative./tvklan.al