Gjykata e Lartë e Bangladeshit ka miratuar heqjen e shumicës së kuotave të diskutueshme për vendet e punës në qeveri që shkaktoi trazira të dhunshme.

Kjo gjykatë hodhi poshtë një urdhër nga një gjykatë më e ulët që kishte rivendosur kuotat, duke udhëzuar që 93% e vendeve të punës në qeveri do të jenë të hapura për kandidatët sipas meritës.

Prokurori i Përgjithshëm Amin Uddin tha se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i paligjshëm. Ai shtoi se 5 për qind e vendeve të punës në shërbimin civil do të mbeten të rezervuara për fëmijët e veteranëve të luftës së pavarësisë dhe 2 për qind për kategoritë e tjera. Demonstratat janë udhëhequr nga studentë të cilët e cilësojnë sistemin e kuotave diskriminues dhe kërkojnë anulimin e plotë të tyre.

Protesuesit thonë se nga ky sistem përfitojnë padrejtësisht familjet e grupeve pro-qeveritare që mbështesin kryeministren Sheikh Hasina, e cila fitoi zgjedhjet e saj të katërta radhazi në janar. Qeveria e kryeministres Sheikh Hasina hoqi sistemin e kuotave në vitin 2018, por gjykata e ulët e rivendosi atë muajin e kaluar, duke shkaktuar protesta vdekjeprurëse dhe një goditje të qeverisë që pasoi.

Të paktën 151 persona janë vrarë në vendin e Azisë Jugore dhe qindra të tjerë janë plagosur. Qeveria zgjati shtetrrethimin ndërsa autoritetet përgatiteshin për seancën e Gjykatës së Lartë. Ushtarët u vendosën në rrugët e kryeqytetit Dhaka, që u bë qendër të demonstrative të dhunshme  midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Shërbimet e internetit në Bangladesh janë pezulluar që nga e enjtja, ndërsa shtetrrethimi do të mbetet në fuqi vetëm me një heqje të tij prej dy orësh për njerëzit që të blejnë ushqime. Protestat e dhunshme kanë nxitur edhe më shumë zemërim ndaj qeverisë, duke i shtyrë protestuesit të kërkojnë dorëheqjen e saj. Kryeministrja Hasina pritej të fillonte një turne diplomatik, por anuloi planet e saj pas një jave dhune në rritje.

Klan News