lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 27 Maj 2024

Sylvinho publikon listën me 27 emra të kombëtares për Euro 2024: Ka qenë e vështirë, m’u deshtën 3 muaj

Trajneri Silvinjo publikon listën paraprake me 27 lojtarët që do të grumbullojë për finalet e europianit që do të mbahet në Gjermani. Ai tha se përzgjedhja ka qene tejet e veshtire, ndersa mbesin jashtë disa emra te njohur, si Uzuni dhe Cikalleshi.

Parlamenti voton rezolutën antikorrupsion, opozita e bojkoton. Rama: I duhet integrimit. Kontrolli i SPAK, fantazi

Parlamenti kaloi vetem me votat e mazhorances rezoluten antikorrupsion. Kryeministri Rama thote se ajo i nevojitet integrimit dhe hedh poshte akuzat se synon te kontrolloje SPAK. Opozita e bojkotoi votimin dhe i kerkon ta nise betejen nga korrupsioni zgjedhor.

Pas debateve të ashpra, KLP vendos me 9 vota pro shkarkimin e kryetarit, Alfred Balla

Keshilli i Larte i Prokurorise pas debateve te ashpra vendosi te ndërpresë mandatin e anëtarit kryetarit te këtij institucioni, Alfred Balla. Vendimi merret pasi komisioni i Vetingut e përjashtoi ate nga sistemi i drejtësisë per 15 vjet.

Shqiptarët po refuzojnë të punojnë në shtet, 1.183 vende të lira pune për juristë e inxhinierë në administratë

Shqiptarët kanë nisur të refuzojnë të punojnë në shtet. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e panairit të administratës publike i çelur ne Tirane ku rezultojnë rreth 1200 vende pune te lira në shtet.

Kosova, një hap tjetër drejt anëtarësimit në NATO. Bëhet anëtare e asociuar e asamblesë

Kosova  behet anetare e asociuar e Asamblese se NATO-s, duke u avancuar keshtu ne rrugen drejt anetaresimit ne Aleancen Veri-Atlantike. Vendimi u mor me shumicen e votave te anetareve. 1 shtet votoi kunder dhe 14 te tjere abstenuan.

40 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve. Hakmarrje ndaj goditjes së Tel Avivit

Një sulm i ushtrisë izraelite gjatë natës ndaj një kampi refugjatësh në Rafah i mori jetën 40 personave. Sulmi ndodhi pak orë pasi Hamasi goditi me raketa Tel Avivin.

/tvklan.al