Dy net më parë disa pjesë trupi të një njeriu u gjendën në një çantë, e cila ishte hedhur në një rrugë të Dublinit në Irlandë. Policia gjeti dy duar dhe një këmbë, ndërkohë që mungonte pjesa tjetër e trupit dhe koka.
Identifikimi u bë i vështirë, por autoritetet mendojnë se viktima është një 17-vjeçar, i cili mund të jetë masakruar nga bandat e drogës për shkak të luftës mes tyre.
Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur, por ai është zhdukur prej disa ditësh dhe familjarët nuk dinë asgjë rreth vendndodhjes së tij.
Zbulimin e frikshëm të gjymtyrëve e bënë disa të rinj. Policia e cilësoi skenën e ngjarjes si horror. Ata mendojnë se vrasja është bërë për të përçuar frikë, më shumë se sa një përpjekje për të zhdukur trupin.
Bandat ka kërcënuar njëra-tjetrën me vrasje dhe copëtime të anëtarëve rivalë ditëve të fundit. Kjo pasi një sulm ndaj një personi kishte ndodhur në Dublin disa ditë më parë. Në këtë ngjarje dyshohet të ketë marrë pjesë edhe 17-vjeçari, që dyshohet se është vrarë. /tvklan.al