ë ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare kanë qenë Alban Ramosaj dhe mamaja e tij Antigona të cilët kanë folur më gjatë për marrëdhënien e tyre dhe dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.
I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si u frymëzua për këngën “Thikat e mia” e cila e bëri edhe fitues të “Këngës Magjike 2021”, Albani është shprehur se kjo këngë është krijuar nga një histori e tij personale që e ka përjetuar në Spanjë.
Ardit Gjebrea: Alban ndalemi pak tek “Thikat e tua”, si të erdhi frymëzimi, ku e kompozove? Ti ke jetuar në Spanjë dhe ndihet ai ajri spanjoll në melodi, atje e ke krijuar këtë melodi apo jo?
Alban Ramosaj: Mami mbylli veshët (qesh). “Thikat e mia” është një projekt, një histori e imja personale në Spanjë e cila nuk përfundoi si filmat me fund të lumtur, por përfundoi si një dramë spanjolle tipike.
Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që e përktheve këtë moment në muzikë, ku të erdhi?
Alban Ramosaj: Gjatë kohës që jetoja në Spanjë, kisha shumë uritje për të marrë nga kultura e tyre si Granda ku bëjnë shumë koncerte flamengo dhe gjatë kohës që isha aty, siç e gjeja veten duke bërtitur dhe i regjistroja gjithë kohës në telefon. Shkoj në shtëpi dhe po shihja se çfarë të postoj në Instagram dhe shoh një video shumë të gjatë dhe një pjesë e asaj video ishte me kitara që nuk kishte këndim fare, vetëm me kitara dhe po më pëlqenin akordet që kishte aty dhe fillova të krijoj vijën melodike e sipër.
Mora një telefon dhe po regjistroja çfarë po bëja dhe fillova duke shkruar dhe tekstin dhe sigurisht për çfarë po shkruaja kisha në mendje emocionet… dhe kështu filloi të merrte veten thika, po u mprehte. /tvklan.al