“Vijojnë financimet për energjinë e gjelbër, ekonomia përfiton nga forcimi i Lekut”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pritur përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një takim ku është ritheksuar edhe një herë mbështetja që BERZH do të japë për vendin tonë përmes financimit të ekonomisë së gjelbër.
Sejko ka falendëruar BERZH gjithashtu për mbështetjen që po ofron në fushën e mbikëqyrjes bankare, nëpërmjet asistencës teknike lidhur me vetëvlerësimin e përputhshmërisë me standardet evropiane.
Përfaqësuesit e BERZH-it vlerësuan trendin forcues të kursit të këmbimit për të cilin thanë se është në linjë me eksportet, teksa theksuan përfitimet që ka ekonomia shqiptare nga regjimi i lirë i kursit të këmbimit.
Tv Klan