Edhe gjatë takimit me kandidatët për deputet në Berat, kryeministri Edi Rama ndoqi të njëjtën retorikë sa i takon “fitores me notën 10 më 11 Maj” dhe ironive karshi opozitës. “Hap kuti, e dil Noci! Noci është gjë serioze…”, u shpreh ai, duke parashikuar humbjen e radhës për kundërshtarët politikë.
Ritheksoi se Partia Socialiste do bëjë përpjekjet e saj për të marrë një rezultat si asnjëherë më parë.
“Me i dhënë votën atij që do çlirojë Tiktokun për fëmijën, pastaj merr Noc Rrokun me Bashkimin Evropian. Ne do bëjmë përpjekje deri në fund, por do luftojmë lagje më lagje, shtet për shtet, derë për derë me shqiptarë këtu e në emigracion, që t’i japim PS-së rezultatin më domethënës të të gjitha fitoreve që kemi marrë.”
Pati një koment të fundit për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
“Mendja e bufit e ka të qartë që nuk fiton më 11 Maj, ai është i pakallur politikisht. Ndërsa Luli e di që do fitojë, por ajo është temë tjetër”, tha kryesocialisti.
/tvklan.al